AKTUALITET, 16 Mars 2020, 19:55

Koronavirusi, Franca ‘hap thesin’ për paketën e shpëtimit ekonomik

Koronavirusi, Franca ‘hap thesin’ për paketën e

Ndërsa bota lufton kundër Koronavirus, qeveritë e saj kanë nisur planet e shpëtimit ekonomik. Ministri i Financave në Francë, Bruno Le Maire, u shpreh se Parisi do të shpenzonte “qindra miliardë euro” për të ulur impaktin e virusit në ekonomi.

Qeveria francize ka deklaruar se masat përfshijnë edhe kredi me garant, një fond solidariteti dhe ndihmë financiare për bizneset që do të ulin orët e punës pa prekur pagat e punëtorëve.

Masat që pritet të marrë Franca janë në përputhje me këshillat e bëra nga Von Der Leyen sikundër dhe me nismat e marra nga qeveritë e vendeve të tjera të kontinentit.

Ditën e hënë anëtarët e dhomës së tregtisë në Francë dhe biznese të tjera pritet të takohen me ministrin Le Maire për të diskutuar më në detaj planin ekonomik.