AKTUALITET, 16 Mars 2020, 20:42

Reagimi/Albana Vokshi: Milionat nuk bien nga qielli, por nuk ka pse Rama t’ia japë Vilma Nushit. Ndërprerja e kontratave koncesionare, detyrim ligjor

Reagimi/Albana Vokshi: Milionat nuk bien nga qielli, por nuk ka pse Rama
“Milionat vertetë nuk bien nga qielli, siç thotë Edi Rama, por edhe tek Vilma Nushi nuk ka pse i çon. Nëse ka vullnet, Edi Rama ka ku i gjen paratë për të përballuar krizën. Kështu reagon ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, përmes një postimi në rrjetet sociale, ndaj deklaratave të sotme të kryeministrit Edi Rama, në lidhje me situatën shumë të vështirë që kalon vendi për shkak të përhapjes së koronavirusit. Mesazhi i plotë i Vokshit “Milionat vertetë nuk bien nga qielli, siç thotë Edi Rama, por edhe tek Vilma Nushi nuk ka pse i çon. Nëse ka vullnet, Edi Rama ka ku i gjen paratë për të përballuar krizën. Ligji parashikon mundësinë që kontrata e koncesionit korruptiv dhe të padobishëm e #checkup-it të ndërpritet në raste epidemish. Po kështu të gjitha kontratat e ngjashme abuzive të shëndetësisë, që nuk u shërbejnë qytetarëve, duhen ndêrprerë! Jemi në një #superepidemi, në një #pandemi globale, por Edi Rama vazhdon të zvarritet, që t’i japë sa më shumë miliona të mundet Vilmës dhe ortakëve të tij! Ja ku i ke lekët! Varu tani nga këmbët në Sheshin Skënderbej!

Milionat vertetë nuk bien nga qielli, siç thotë Edi Rama, por edhe tek Vilma #Nushi nuk ka pse i çon. Nëse ka vullnet,...

Posted by Albana Vokshi on Monday, March 16, 2020