TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka deklaruar se sot të gjithë shqiptarët e kanë kuptuar se kush është Edi Rama dhe se protesta e opozitës do të jetë ndryshe edhe për këtë arsye. Vasili tha se qeveria nuk është legjitime sepse ka vjedhur votat dhe se është ekspozuar si e korruptuar para të gjithë shqiptarëve.
“Njerëzit e njohin këtë pushtet më mirë seç e njihnin një, dy apo tre vitë më parë. Kishte një establishment ndërkombëtarësh, që kanë patur rol negativ dhe kanë mbështetur Ramën.
Kemi folur për kriminalizimin, kam deklaruar se manipulimi i votave ishte montruoz. Kemi thënë se korrupsioni është në nivele të frikshme.
Një nga krye skandalet, që keni denoncuar ju, qytetarët e dinë se qeveria është e korruptuar.
Është vulosur se kemi një qeverisje ilegjitime, nga Zëri i Amerikës. Cdo qëndrim i rreptë dhe shumë i fortë, ka bazë të cilën nuk e kishte muaj më parë. E gjithë kjo që u ngjiz, populli është ndryshe, edhe media e pazëshme e ka kuptuar, të gjithë e kanë të qartë se çfarë është Edi Rama, nuk ka më iluzione”, u shpreh Petrit Vasili.