AKTUALITET, 14 Shkurt 2019, 21:10

Lubonja: Paloka ka solidaritetin tim, kryeministri duhet të respektojë institucionet

Lubonja: Paloka ka solidaritetin tim, kryeministri duhet të respektojë

Analisti Fatos Lubonja, ka komentuar ngjarjen që ndodhi mes deputetit Paloka dhe kryeministrit Rama në parlament, ku deputeti i PD-së i hodhi bojë stilografi kryeministrit, si kundërpërgjigje ndaj bullizimit dhe përqeshjes që kryeministri ka bërë disa herë në drejtim të tij.

Duke folur në emisionin “Të Paekspozuarit”, Lubonja u shpreh se solidarizohet me Palokën dhe se kryeministri i vendit duhet të respektojë institucionet.

“Paloka ka solidaritetin tim dhe e përgëzoj për formën paqësore që ka zgjedhur. Se sa bën apo nuk bën efekt tek kryeministri, nuk e di. Por ai duhet të marrë një mesazh, sepse ai del dhe thotë parlamenti është një vend qensh. Edhe fyerja personale, është e ngjashme me atë të levizjes së studentëve që i derdhi salcë ministres.

Është protest paqësore për një gjë të shëmtuar, ndaj një kryeministri të të gjithë shqiptarëve që duhet të respektoj institucionet” u shpreh Faos Lubonja.

/TPZ.AL/

LEXO EDHE: 

http://www.tpz.al/2019/02/14/lubonja-edi-rama-eshte-i-semure-mendon-se-eshte-mbi-ligjin-dhe-superior-ndaj-njerezve/