TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, përmes një postimi në rrjetet sociale ka renditur ato që ai i quan gënjeshtrat e Ramës, duke filluar që nga rindërtimi i shtëpive të tërmetit e deri te 500 000 dozat e vaksinës Pfizer.
Postimi i plotë:
Edi Rama me gjithë ata, qe ka përqark dërdëllisin ore e çast: po punojmë, po punojmë.
Këta po gënjejnë sa po shqepen dhe ky është fakt, por punës i vijnë anash këta.
Ti marrim me radhe.
Edi Rama tha me gojën plot se: Qytetaret e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit viti i ri 2020 do ti gjeje ne shtëpi te reja.
Se si është gjendja e tyre e ku as 10% s’është sistemuar ketë e di gjithë Shqipëria. Po kjo është gënjeshtër nuk është pune.
Edi Rama thotë kam bere kontrate për 500 mije vaksina për Covidin. Beje publike kontratën kryeministër kur vijnë vaksinat, sa është sasia sipas muajve dhe kur mbaron kontrata. Po kontrata nuk behet publike se del gënjeshtra. Gënjeshtra nuk është pune.
Edi Rama na tha qe ne 2018 se Negociatat për anëtarësim ne Bashkimin Evropian u hapen bile dekoroi edhe ca ambasadore për ketë pune. Po ne jemi ne 2021 dhe Negociatat nuk janë hapur dhe kushtet nga 5 u bene 15.Edi Rama gënjeu.
Gënjeshtra nuk është pune.
Edi Rama thotë te vërteten bashke me derdimen e tij vetëm kur tregojnë urrejtjen ndaj Evropës, qe nuk pranon trafikantet dhe gënjeshtaret si ky.
Edi Rama tregon te vërteten kur trafikon e shet detin e Shqipërisë dhe kur bën me zell te madh avokatin e fqinjëve.
Edi Rama thotë te vërteten kur bën trafikantin edhe te kufijve te Kosovës.
Gënjeshtrat e këtij janë puna e vetme qe ky di te beje. Te gjithë derdimenet e tij si idiote ne kor përsëritin: ne punojmë.
Po ku është rezultati i punës mor idiote?
Te qytetaret pa shtëpi nga tërmeti se po ju vidhni paratë?
Te qytetaret qe infektohen me Covid qe nuk i testoni dhe qe harxhojnë miliona leke nga xhepat e varfër qe te kurohen?
Te bizneset qe rrënohen nga Pandemia dhe ju u jepni leke ndihme 4 here me pak se Kosova se i grabisni me koncesione?
Gënjeshtra nuk është pune, por është krim se vret edhe njerëzit edhe shpresën.
Ndaj kush punon dhe thotë te vërteten sipas Edi Rames është dembel.
Kush gënjen dhe shet dokrra me 3D e me FB e me Tëiter është punëtor i madh si Edi Rama.