TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës do të shkojnë në një mision paqeruajtës jashtë vendit.
Ministria e Mbrojtjes e Kosovës njoftoi se Qeveria e Kosovës ka aprovuar “vendimin për bashkëdërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë në misionin e parë paqeruajtës, jashtë vendit, si pjesë e Gardës Kombëtare të Ajovas, sipas ftesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.
“Kontingjenti i FSK-së jashtë vendit do të jetë pjesë e misionit në ofrimin e mbështetjes për stabilitet rajonal dhe operacione paqeruajtëse në regjionin e Komandës Qendrore Amerikane”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes./REL