AKTUALITET, 2 Janar 2021, 12:05

Akuzohet se vrau dy motra, 59-vjeçari del para gjykatës

Akuzohet se vrau dy motra, 59-vjeçari del para gjykatës

Autori i dyshuar i vrasjes së dy motrave, Përparim Ademi (Tela) ka dalë përpara gjykatës për masë sigurie. Mësohet prokuroria ka kërkuar masën e arrestit me burg.

Shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Ademi dyshohet se qëlloi për vdekje brenda banesës, dy motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, paraditen e 31- Dhjetorit.

59-vjeçari mësohet të ketë pohuar në polici se ka patur raporte intime me të dyja viktimat, por me Zhanetën kishte një lidhje, ndërkohë që motra tjetër jetonte në Greqi.

Arsyeja e vrasjes ishte një debat mes tyre, pasi autori dyshonte që 45-vjeçarja ishte duke u shkëputur prej tij dhe po krijonte një lidhje të re.