AKTUALITET, 2 Janar 2021, 12:22

Ndarja nga jeta e Dhimitër Orgockës, drejtoresha e Teatrit: Ditë e dhimbshme, humbëm një nga emblemat më të mëdha të artit

Ndarja nga jeta e Dhimitër Orgockës, drejtoresha e Teatrit: Ditë

Drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Korçës, Zamira Kita, i dha lamtumirën e fundit mes lotësh aktorit dhe regjisorit të njohur, Dhimitër Orgocka, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.

Në mesazhin e saj të lamtumirës, Kita tha se kjo është një ditë shumë e dhimbshme për Korçën, por edhe për gjithë Shqipërinë, pasi ka humbur një nga emblemat e artit.

“Është një ditë shumë e dhimbshme për Korçën, pasi kemi humbur një nga emblemat më të mëdha të artit. Kemi dhimbje të gjithë, e gjithë Shqipëria.

Ai është heroi i të gjitha veprave që ka vënë në skenë. Ne do ta kemi si një amanet ta çojmë më tej dramaturgjinë, që ai e donte shumë.

Teatri e ka një ikonë, do ta ketë një emblemë. Ai ka një vend të rëndësishëm në teatër, në zemrat e njerëzve. Lamtumirë i dashur koleg!”, u shpreh Zamira Kita.