AKTUALITET, 2 Janar 2021, 09:59

Korçë, gjendet i pajetë në rrugë punonjësi i Shërbimeve Publike

Korçë, gjendet i pajetë në rrugë punonjësi i

Ka ndërruar jetë një punonjës i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike në Korçë.

News 24 raporton se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ndërsa trupi i viktimës është gjetur në vendin e quajtur “Ura e Fajancës”.

Burime nga policia bëjnë me dije për gazetaren Kodra se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkaqe natyrale, pasi nuk ka shenja dhune në trupin e viktimës.

Ende po hetohet në lidhje me ngjarjen, ndërsa shkaku i vërtetë i vdekjes do të përcaktohet nga mjeku ligjor.

Ndërkohë, trupi viktimës është dërguar në morgun e qytetit.