TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e djeshme, lajmi kryesor nga Milani ishte dëmtimi i Zllatan Ibrahimoviç. Siç dihet tashmë, koha e gjatë pa aktivitet do të ndikojë te futbollistët t cilët rrezikojnë dëmtime. Por, kur bëhet fjalë për një 38-vjeçar si puna e suedezit frika është edhe më e madhe, aq më shumë kur të dhënat paraprake flisnin për një problem në tendinën e Akilit.
Megjithatë, nga ekzaminimet e sotme është përjashtuar një problem në tendinën e Akilit duke lehtësuar kuqezinjtë, ndërsa treguan një problem në pulpë i cili do të duhet të kontrollohet sërish brenda 10 ditëve të ardhshme.
“AC Milan komunikon se në seancën e djeshme stërvitore, Zllatan Ibrahimoviç ka pësuar një dëmtim të muskujve të pulpës së djathtë. Tendina e Akilit është krejtësisht e paprekur. Një kontroll tjetër i përgjithshëm do të kryhet brenda 10 ditëve të ardhshme”, shkruhej në deklaratën e klubit milanez.