TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Schalke 04 nuk po arrin të ngrejë krye në këtë rinisje të Bundesligës, ku duket se humbja e thellë në derbin me Borusia Dortmund javën e shkuar ka lënë shenjë të thellë. Ditën e sotme Schalke ka pësuar humbjen e dytë radhazi, duke u mundur pastër nga Augsburg me rezultatin 0-3.
Goli i parë i sfidës u shënua nga Eduar Louen, me 23-vjeçarin që arriti të shënonte një gol kopertinë me anë të një goditje dënimi nga një pozicion i favorshëm, ku ylli i Augsburg arriti të mposhtë portierin kundërshtar pa u mbushur minuta e gjashtë e sfidës.
Schalke provoi të barazonte duke luajtur me shumë forca në sulm, por pa rezultat. Hapësirat e lëna mbrapa edhe për shkak të lodhjes i shfrytëzoi Sarenren-Baze në minutën e 76, duke dyfishuar shifrat dhe siguruar tre pikë të rëndësishme për të tijët. Për të firmosur rezultatin final të sfidës në 0-3, mendoi Kordova, në sekondat e fundit të takimit.