TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Inter dhe Paris Saint Germain kanë intensifikuar takimet gjatë kësaj fundjave, për të diskutuar për të ardhmen e sulmuesit argjentinas Mauro Icardi, i cili që prej muajit shtator të vitit të kaluar është pjesë e kryeqytetasve francezë.
Marrëveshja e verës së kaluar ishte për huazim me të drejtë blerjeje për shifrën e 70 milionë eurove, por deri tani klubi francez ka bërë dy oferta më të ulëta dhe ka marrë një refuzim të menjëhershëm nga ana e zikaltërve.
Sipas mediave italiane, Leonardo dhe Wanda Nara kanë pasur një fundjavë intensive dhe kanë arritur marrëveshjen për një kontratë 4-vjeçare me pagë dhjetë milionë euro në sezon, ndërsa tani drejtuesi i PSG-së është përqendruar të bindë klubin zikaltër.
Nga ana tjetër Interi duket se ka vënë si kusht që të arkëtojë të paktën 60 milionë euro kesh për shitjen e argjentinasit, që në bilancin e klubit milanez rëndon diçka më pak se dy milionë euro dhe do të realizonte një plusvalencë mjaft të madhe.