TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bayern Munich shtyp ekipin e Eintracht Frankfurt në “Allianz Arena”, duke triumfuar me rezultatin 5-2. Për një moment, Frankfurt çoi shifrat në 3-2, por kampionët e Gjermanisë treguan forcën e tyre.
Golat e Goretzka dhe Muller vendosën rezultatin e pjesës së parë në 2-0, ndërsa në të dytën, u shënuan plot pesë gola. Lewandowski që në sekondat e para të pjesës së dytë, çoi shifrat në 3-0, por për tre minuta, Hinteregger shënoi dy gola dhe rihapi ndeshjen.
Gjithsesi, goli i Alphonso Davies dhe autogoli i Hinteregger çuan shifrat në 5-2, shifra me të cilat u mbyll dhe takimi. Bayern i kundërpërgjigjet kështu Borusias së Dortmundit dhe vazhdon të ruajë distancën prej katër pikësh në krye të tabelës.
Bundesliga, java 27
B.Munchen – E.Frankfurt 5-2
Goretzka 17′, Muller 41′, Lewandowski 46′, Davies 61′, Hinteregger (ag) 74′ / Hinteregger 52′ 55′