SPORT, 23 Maj 2020, 19:40

Mbylli kampionatin para kohe, Federata Franceze e Futbollit vendos datën e nisjes së sezonit 2020-2021

Mbylli kampionatin para kohe, Federata Franceze e Futbollit vendos datën e

Pas Eredivise në Holandë, Ligue 1 në Francë ishte kampionati i dytë i madh, që zyrtarizoi mbylljen para kohe dhe i dha një goditje jo të vogël klubeve dhe tifozëve. Megjithatë, për qeverinë nuk ka më kthim pas dhe tani ka nisur të mendohet për sezonin e ardhshëm.

Mediat vendase njoftojnë se Federata ka njoftuar edhe datën e rinisjes së sezonit të ri të Ligue 1 dhe Ligue 2. 22 gushti do të jetë dita kur kampionët e PSG do të hapin siparin e sezonit 2020-2021, që shpresojmë të jetë më normal se ky aktuali.

Një ditë më pas do të zbresin në fushë edhe skuadrat e Ligue 2, ku aktivizohen legjionare si Veseli apo Qazim Laçi. Megjithëse, është bërë e kryer, këto data mundet edhe të shtyhen, pasi nuk është bërë akoma rakordimi me UEFA-n, që ka në plan rinisjene kampionateve në fillim të shtatorit dhe jo në javen e fundit të gushtit.