AKTUALITET, 4 Janar 2019, 17:59

"Të hetohet Rama", deputeti i PD-së: Ku është 'zonja e hekurt', Arta Marku?

"Të hetohet Rama", deputeti i PD-së: Ku është

Banorët e zonës së Astirit edhe këtë të premte kanë dalë sërish në rrugë duke kërkuar anulimin e projektit të Unazës së Re, i cili përgjatë segmentit të tij prek shumë shtëpi në zonën e Astirit.

Ashtu si ditët e tjera, edhe sot deputeti i PD-së, Klevis Balliu ishte i pranishëm në zonën e Astirit, ndërsa nuk hezitoi t’i dërgonte edhe disa pyetje kryeprokurores Arta Markut. Në fjalën e tij, deputeti Balliu iu bëri thirrje të gjithë deputetëve të PS-së që të ngrihen dhe së bashku me qytetarët të largojnë kryeministrin Rama nga qeveria.

“Ku është zonja e hekurt, Arta Marku? Çfarë vendimesh ka marrë, a kanë nisur këto hetime. A është thirrur kryeministri, Erion Veliaj a është thirrur se mbi ç’bazë është kryer devijimi i lumit Lana. Ky Erion Veliaj që takoi banorë fallco të Astirit, pse nuk vjen këtu të takojë banorët origjinalë. Në vitin 2018 është absurde të përdeoren policë të veshur civilë, të cilët iu bëjnë presion banorëve. PD dhe LSI nuk do të tolerojnë presionet. I bëj thirrje deputetëve të PS, të çohen ata dhe të vijnë këtu, sepse ky është një hajdut i kapur nga krimi i organizuar. Ta shporrim njëherë e mirë Edi Ramën, duhet të bashkohemi aty në shesh”, tha Balliu.