TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Biznesmeni grek Nikos Mavrikos, i cili u rrëmbye në Pire, është liruar pas tetë ditësh. Mediat fqinje raportojnë se pasi u lirua sot në mëngjes, biznesmeni lajmëroi policinë nga shtëpia e tij. Flitet se ai e negocioi vetë marrëveshjen e lirimit, por ende nuk është e qartë nëse është kryer pagesa tek pengmarrësit apo jo. Policia vijon hetimet për ngjarjen. Nikos Mavrikos u rrëmbye para shtëpisë së tij të enjten e datës 27 dhjetor, teksa ishte duke shkuar në punë. Ai u fut me forcë brenda një makine tip ‘Volkswagen’.