TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Krahas motit të keq në zonat malore të vendit, situata me mot të ftohtë dhe me borë vijon të jetë prezente edhe në jug.
Trashësia e borës në Tepelenë arrin në 30 centimetër, ndërsa në Kurvelesh raportohet se rruga është e kalueshme vetëm me zinxhirë. Moti i keq gjithashtu është prezent edhe në Memaliaj, ndërkohë “BalkanWeb” ka mësuar se është zhbllokuar rruga në njësinë Buzë, e cila ishte e bllokuar pas reshjeve të borës.
Në Frashër të Përmetit gjendja është përmirësuar dhe makinat lëvizin vetëm me zinxhirë. Në Zagorie të Libohovës situata paraqitet më pak problematike dhe kalimet e mjeteve kryhen duke përdorur zinxhirët. Ndërkaq po në Gjirokastër nga reshjet e dëborës është bllokuar aksi Taroninë- Fushë-Bardhë si dhe segmenti Rehovë-Golem.