AKTUALITET, 14 October 2026, 18:03

Përshkallëzohen tensionet te Kryeministria, përfshihen nga flakët pemët brenda gardhit mbrojtës (VIDEO)

Përshkallëzohen tensionet te Kryeministria, përfshihen nga

Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë vijojnë në bulevardin kryesor të Tiranës, përpara godinës së Kryeministrisë.

Gjatë zhvillimeve të fundit, flakët kanë përfshirë pemët që ndodhen brenda perimetrit të gardhit mbrojtës të institucionit.

Ndërkohë, protestuesit vijojnë të qëndrojnë përballë efektivëve të policisë, ndërsa në zonë raportohet një situatë e tensionuar.

Pritet ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse për shuarjen e flakëve.