AKTUALITET, 3 Shtator 2019, 18:42

Përshihet nga flakët pylli me pisha i Peshtanit, zjarrfikësit s’ndërhyjnë dot prej terrenit

Përshihet nga flakët pylli me pisha i Peshtanit, zjarrfikësit

Një zjarr masiv ka përfshirë pyllin me pisha dhe shkurre në Peshtan të Fierit.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë zjarrfikësit, të cilët janë duke luftuar me flakët.

Megjithatë mjetet e kanë të pamundur që të afrohen pranë vatrës së flakëve për shkak të terrenit duke detyruar zjarrfikësit që të tentojnë shuarjen e flakëve me mjete rrethanore.