AKTUALITET, 3 Shtator 2019, 18:05

Kush do ta zëvendësojë Metën? Spiropali flet hapur: Po destabilizonte Shqipërinë, kemi nisur…

Kush do ta zëvendësojë Metën? Spiropali flet hapur: Po

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh dhe zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me vendimet dhe dekretet e ndërmarra nga Presidenti Ilir Meta.

E ftuar në rubrikën “Opinion”, në News 24, Spiropali u shpreh se Meta e ka shkelur Kushtetutën me të dyja këmbët dhe se ka qenë pjesë e një skenari për destabilizimin e Shqipërisë. E pyetue për një emër të ri që mund të jetë pretendent për vendin e Presidentit, ministrja tha se si fillim do të bëhet hetimi përkatës në Komisionin Hetimor Parlamentar.

Ne nuk rendim për të shkelur afatet, nuk e kemi diskutuar emrin e ri, nuk jemi në atë fazë. Aktualisht është ngritur komisioni për hetimin e dekreteve të Presidentit, do vazhdojë procesi i hetimit dhe Parlamenti do votojë.

Pastaj, i takon Gjykatës Kushtetuese të vendosë, por për ne është shumë e qartë se Meta e ka shkelur Kushtetutën me të dyja këmbët dhe ka qenë pjesë e një skenari për të destabilizuar Shqipërinë. Nuk ka përfaqësuar interesin e popullit në asnjë çast,”– deklaroi Spiropali.

Partia Socialiste nisi procedurat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, teksa ky i fundit nuk njohu zgjedhjet e 30-qershorit, në të cilat maxhoranca garoi e vetme duke marrë pothuajse të gjitha bashkitë.

Meta nxorri dekretin e ri dhe vijon thirrjet për zgjedhje të tjera më 13 tetor. Me rinisjen e sesionit të ri parlamentar pritet të merret vendimi për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Nga ana tjetër Basha deklaroi se vendi duhet të futet në zgjedhjet e tetorit dhe të zhvillohen të tri palët e zgjedhjeve. Ndërkohë që pritet vendimi i BE-së për statusin kandidat të Shqipërisë.