AKTUALITET, 3 Shtator 2019, 18:01

Bushi: Franca test i vlefshëm para ndeshjes me Austrinë

Bushi: Franca test i vlefshëm para ndeshjes me Austrinë

Alban Bushi, trajneri i U-21 në prag të testit me Francën është optimist për lojtarët që ka grumbulluar dhe beson te një paraqitje dinjitoze si në testin me “gjelat e vegjël”, ashtu edhe në sfidën zyrtare me Austrinë.

Në një prononcim për “Rtshsport”, Alban Bushi ka pohuar: “Me Francën është një test i mirë dhe na vlen që të shohim gjendjen e lojtarëve dhe skuadrës. Kemi një kundërshtar të fortë, por synojmë që të marrim një rezultat pozitiv”.

Kurse, në lidhje me sfidën zyrtare, atë me Austrinë, trajneri Alban Bushi tha se: “Mendjen e kemi te Austria dhe pas përgatitjeve që kemi bërë në Durrës, më shumë se te Franca e kemi mendjen te ndeshja e zyrtare e 9 shtatorit. Kam besim te ky grup”.

Në fund, trajneri Alban Bushi, foli edhe për lojtarët që ka grumbulluar: “Natyrisht që do të ketë minuta edhe për lojtarët që luajnë në Superioren tonë, pasi vijnë nga një kalendar i ngjeshur, kanë zhvilluar 3 ndeshje në javë”, – tha Bushi në mbyllje të fjalës së tij.

Miqësorja e Francës luhet në 5 shtator, ndërsa ndeshja me Austrinë luhet në 9 shtator në stadiumin e qytetit të Durrësit, “Niko Dovana”.