TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti britanik në kampin e konservatorëve, Philip Lee, i është bashkuar Partinë së Demokratëve Liberalë, teksa kryeministri Boris Xhonson përballej në “Westminster” me “rebelët” e forcës politike që drejton, në lidhje me procesin e Brexit-it.
Legjislatori Lee vendosi të bashkohet me kundërshtarët pikërisht kur Johnson po mbante një ligjeratë para parlamentarëve. Kjo zhvendosje nënkupton se kreu i ekzekutivit britanik nuk e gëzon më shumicën në Parlament, që do të përkthehej me humbje në rast se do të votohej një mocion mosbesimi.
Lee u shpreh se “qeveria po ndiqte një proces dëmtues në lidhje me Brexit-in, shumë larg parimeve, duke vënë në rrezik jetët e njerëzve dhe mirëqenien e tyre”.
Kryeministri Johnson, nga ana tjetër, u tha parlamentarëve se ai donte arritjen e një Brexit-i të negociuar me Bashkimin Evropian, duke këmbëngulur se procesi ka shënuar përparime.