AKTUALITET, 17 Dhjetor 2019, 19:31

Përplasje me armë në Prishtinë, plagoset këshilltari i Fatmir Limajt (Emri+Foto)

Të shtëna me armë mbrëmjen e sotme në Veternik. Si pasojë e këtyre të shtënave ka mbetur i plagosur një person.

Sipas burimeve të portalit Indeksonline, personi i plagosur është anëtari i Nismës, njëherazi këshilltari i Fatmir Limajt, Luan Maloku.

Ngjarja fjalë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. e cila ka theksuar se i plagosur iështë transportuar në drejtim të QKUk-së dhe gjendja shëndetësorë është jashtë rrezikut për jetën.

“Me datën 17.12.2019 rreth orës 17:00 kemi pranuar një informatë për një person të plagosur me armë zjarri në Veternik-Prishtinë. Njësitë Policore iu kanë përgjigjur rastit dhe kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.