AKTUALITET, 17 Dhjetor 2019, 16:42

Paketa 'Anti-shpifje'/ Fuga: Nuk është vetëm punë mediash, por cënim i të drejtave themelore të njeriut

Paketa 'Anti-shpifje'/ Fuga: Nuk është vetëm punë

Në një intervistë përmes "Skype" për Syri TV, profesori dhe akademiku Artan Fuga ka komentuar nismën e fundit ligjore të qeverisë, e njohur ndryshe sipas “Paketa anti-shpifje”.

Sipas profesorit të komunikimit, ky ligj cënon të drejtat themelore të njeriut dhe nuk ka Gjykatë Kushtetuese që mund ta lerë në fuqi.

“Në rradhë të parë preket qytetari shqiptar e më pas liria e medias. Shqiptari nuk do të ketë më mundësi që nëse media shpif apo e fyen nuk do të ketë mundësi të shkojë në gjykatë, që do i thotë shko te AMA.

Shqetësimi im fillon se, personat që kanë bërë atë ligj nuk shprehin koncepte të qarta. Pse? Sepse ligji përjashton median e shkruar në letër. Dhe nga ana tjetër, në një farë mënyre, përjashtohet madje edhe media audio-vizive, televizionet klasike.

Portalet, mediat në web, tv në web, me pak fjalë preken mediat e reja dhe nuk preket mediat klasike. Kjo është pabarazia para ligjit. Nuk është vetëm punë mediash, por cënim i të drejtave themeltare. Çdo gjykatës Kushtetues që pranon këtë është i djegur moralisht”, u shpreh Fuga.