TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Janë lënë në burg nëntë të arrestuarit në Durrës pas tërmetit të 26 nëntorit, pasi dyshohet të jenë përgjegjës të pasojave të tmerrshme me 51 jetë të humbura dhe shkatërrime të mëdha.
Gjykata e Durrësit la sot pas hekurave;
Arben Isaku, me detyrë ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës,
Klajdi Lame, në cilësinë e inspektorit të INUK Durrës, në objektin pallat 6- katësh,
Albrend Qetka, në cilësinë e specialistit të verifikimit në terren pranë ALUIZNI-it, Durrës, në objektin pallat 6- katësh,
Kujtim Hasa, në cilësinë e shefit të shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme,
Ahmet Doda, në cilësinë e drejtorit të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme,
Rruzhdi Xheka, në cilësinë e ndërtuesit informal në objektin “Hotel Mira Mare”,
Avdulla Osmani, në cilësinë e ndërtuesit informal të legalizuar më vonë në mënyrë të paligjshme të objektit “Hotel Tropikal”,
Defrim Celami, në cilësinë e specialistit që ka përpiluar aktin e ekspertimit teknik në objektin pallat 6- katësh,
Nevjana Isufi, e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive.
Vendimi i togave të zeza është pritur me mjaft tensione nga familjarët e personave të arrestuar. Gazetarja Klodjana HAxhiaj raportoi për ‘News24’ se njërës prej të afërmeve të njërit prej të arrestuarve i ka rënë të fikët.
3 prokurorët e çështjes kanë dhënë raportin e tyre në Gjykatë, seancë që drejtohej nga gjyqtari Paulin Çera, ndërsa kërkuan ‘arrest me burg’ për 9 të akuzuarit. Ndërkohë, avokatët kanë kërkuar lirimin e tyre dhe seanca që ka zgjatur rreth 5 orë u shoqërua me debate të ashpra.