TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Ilir Meta ka takuar nga afër banorët e prekur nga tërmeti në Kishën e Shën Mëhillit në Laç.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta pohoi se ka falënderuar përfaqësuesit e kishës dhe vullnetarë të saj për solidaritetin dhe shërbimin ndaj qytetarëve të prekur nga fatkeqësia natyrore.
“Vizitova sot pasdite Kishën e Shën Mëhillit në Laç, ku u takova me banorët e prekur rëndë nga tërmeti, të cilët po e kalojnë emergjencën nën kujdesin jashtëzakonshëm të Kishës dhe vullnetarëve të saj të palodhur, të cilët i falenderova me mirënjohje për solidaritetin dhe shërbimin e pashoq.”, shkruan Meta.
