TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Ilir Meta vizitoi banesat e dëmtuara nga tërmeti në Fushë Mamurras, ku disa nga banorët i kanë kërkuar presidentit të verifikojë dëmet e shkaktuara nga tërmeti. Meta iu premtoi se institucionet do të ndërhyjnë në stabilizimin e situatës.
“Të githa rastet që kam verifikuar sot do të kërkojë zyrtarisht që të merren masa të shpejta dhe përgjegjësia të jetë e plotë edhe për të ardhhme. Me durim dhe bashkëpunim do ta kalojmë këtë situatë”, tha Meta para banorëve.
Mamurrasi është prekur seriozisht nga dëmet, ku mjaft banorë janë larguar nga banesat dhe presin të rindërtohen shtëpitë e tyre.
51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Toka vijon të dridhet ende dhe numri i paslëkundjeve ka shkuar në mbi 1000. Tashmë ka nisur puna për identifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde. Nga ana tjetër Prokuroria ka nisur hetimet për të vërtetuar nëse ka pasur abuzime me ndërtimet.