AKTUALITET, 18 Gusht 2019, 21:18

Dua Lipa e mahnitshme në promon e re të “YSL”, bën kompaninë e famshme të flasë shqip

Dua Lipa e mahnitshme në promon e re të “YSL”, bën
Artistja shqiptare e famshme ndërkombëtarisht, Dua Lipa, ditë më parë njoftoi se u bë imazh kryesor i markës së famshme franceze, “YSL”. Kjo kompani prej disa ditësh ka nisur promovimin e linjës së re të parfumit, ndërsa ylli shqiptar vjen shumë atraktive. Në klipin e kësaj fushate 23-vjeçarja shfaqet e veshur me një fustan të zi të shkurtër, ku duket tejet në formë. Dua Lipa shfaqet në këtë fushatë me shqiponjë si simbol i lirisë, për të përfaqësuar moton e fushatës “Libre”. “Libre, së shpejti”, ka shkruar ajo në videon e publikuar në Instagram, duke treguar se linja lansohet në shtator të këtij viti. Po ashtu, në mesin e gjuhëve të botës ku prezantohet fushata, kompania e famshme e modës ka zgjedhur edhe gjuha shqipe.