TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zllatan Ibrahimoviç, ish-sulmuesi i Milanit, Interit, Barcelonës dhe shumë skuadrave të tjera të njohura, ishte i ftuar në emisionin e Xhimi Kimel, ku ka dhënë edhe disa deklarata mjaft interesante.
Mes të tjerash, ai ka zbuluar edhe një bast që ka vënë me ish-futbollistin e famshëm anglez, Devid Bekham: “Vura një bast me Bekham gjatë Botërorit. Nëse Suedia ime do ta mundte Anglinë, do të shkoja tek IKEA dhe do të blija çdo gjë që doja me shpenzimet e tij. Kurse po të fitonte Anglia, unë do të shkojë “Wembley” me fanellën e kombëtares angleze. Humba, për fat të keq, dhe tani duhet ta bëj, kur të kem kohë’, – ka rrëfyer sulmuesi suedez.
Ai foli edhe për sezonin e Los Anxheles Galaksi dhe për golin e tij të 500-të: “Këtë sezon kemi lojtarë të rinj dhe një trajner të ri. Goli im i 500-të? Kur shënon një gol të tillë ka pak për të thënë. Nëse do të ishte goli i fitores, do të lija stadiumin. Kështu mund të kujtohet si gol. Jam kapiten i skuadrës dhe jam i nderuar. Ndihem si bos”, – ka përfunduar Ibrahimoviç.