AKTUALITET, 1 Mars 2019, 17:52

Zjarr afër rrugës nacionale Gjirokastër-Kakavijë, flakët prekin kurorën e pishave

Një zjarr ka rënë afër rrugës nacionale Gjirokastër-Kakavijë pasditen e sotme.

Zjarri ka rënë në zonën e quajtur Kodra e Korodhicës, në afërsi të së cilit ndodhen edhe disa shtëpi.

zjarri

Flakët e zjarrit favorizohen edhe nga era duke prekur kurorën e pishave, ndërsa deri tani janë djegur plotësisht pesë pisha të mëdha dhe dhjetë të tjera janë përshkruar nga zjarri.

zjarr

Forcat zjarrfikëse kanë arritur t’i mbajnë flakët larg banesave, ndërsa po punohet për shuarjen e zjarrit.

pisha

pishat