TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ermir Gjinishi, kandidati i LSI-së për deputet, ka komentuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Elbasan, ku persona të dyshuar si të lidhur me krimin e organizuar, kanë dhunuar militantët e opozitës.
Gjinishi tha se në Elbasan ka terror shtetëror që nga marrja e asistencës sociale, deri tek presioni i bandave.
"Rama po e kthen shtetin dhe terrorizmin në simbol të shtetit. Ne kemi përmbysur diktaturën. Janë terroristët më të mëdhenj në Elbasan, është kthyer si Palermo. A nuk ishte akt flagrance ai? Goditje në flagrancë. Policia nuk veproi.
Terrori i shtetit është njëlloj në të gjithë Shqipërinë. Terrori tek njerëzit, që marrin asistencë sociale. Cfarë dallon Elbasanin? Bandat. Është simbol i lidhjes së pushtetit me bandat. E kemi ndjerë se jemi në terren. Si do ta përballojmë? Populli. Ne jetojmë në demokraci. Do të respektojmë rregullat e lojës. Të guxojë Edi Rama të prekë votën. Ta zgjedhë vetë mënyrën si do të ikë Edi Rama", deklaroi Gjinishi.
/TPZ.al/
EMISIONI: