AKTUALITET, 15 Mars 2021, 21:27

Oligarkët e Shqipërisë/ Blendi Fevziu: Asnjë nuk i bërtet dot në telefon Ramës, por përfitojnë nga qeveria!

Oligarkët e Shqipërisë/ Blendi Fevziu: Asnjë nuk i


A ka Shqipëria oligarkë? Kjo është pyetja që Ylli Rakipi i drejtoi Blendi Fevziut, në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV.

Fevizu deklaroi se në Shqipëri ka biznesmenë që përfitojnë nga qeveria, por nuk ekziston asnjë oligark që të kontrollojë qeverinë dhe "t'i bërtasë në telefon kryeministrit".

"Fjala oligark është përdorim mediatik. Them se ka njerëz të pasur të lidhur me pushtetet. Janë njerëz që përfitojnë në momente të caktuara.

Besoj se qeveria bën cfarë do me këta. Këta përfitojnë nga qeveria ndjeshëm. Por, mos kujto se janë kaq të fortë.

Mendon se ndonjëri i bërtet kryeministrit në telefon? Jo.  A përfitojnë? Po, sa të duash", deklaroi ndër të tjera Fevziu.

/TPZ.al/

EMISIONI: