TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tjetër tërmet ka goditur këtë të hënë Greqinë.
Mediat greke shkruajnë se lëkundjet ndodhën në jugperëndim të qytetit Elassona.
Sipas të dhënave të Institutit Gjeodinamik, tërmeti ishte me magnitutë 4.4 të shkallës rihter, ndërsa thellësia e saj ishte vetëm 6 km nga sipërfaqja e tokës.
Sipas mediave, lëkundjet janë ndjerë në disa qytete si Elassona, Larissa, Kozani dhe Trikala.
Nga të dhënat paraprake, nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar.