TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Enkel Demi, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" nga Ylli Rakipi, ka folur për zgjedhjet e 25 prillit, duke e parë të zymtë situatën, veçanërisht për shkak të implikimit të krimit të organizura në fushatë.
Sipas Demit, këtë e tregoi ngjarja e Elbasanit, ku militantët e PD u dhunuan nga persona të dyshuar si të përfshirë në botën e krimit.
"Metodologjia që përdor Rama, është e njëjtë me nazistët. Trupat speciale ishin fillimisht banditë. Pastaj u shndërruar në trupë politike, trupa të zgjedhura. Dhe mua më duket, sikur ky njeri prej kohësh po çmonton të gjitha parimet që funksionon një qeveri e brishtë demokratike.
Fakti që nuk ka drojë, asnjë kompleks të tregojë që rri me të fortë. E kam thënë prej vitesh që ha dreka me të fortë, nuk lexon më, na drejtohet me gjuhë të fortësh. Dikur fliste për letërsi. Tani halli që kemi është ky, nuk është puna se po montohet regjimi, por ky e ka ndarë mendjen që do ta mbajë kashtu. Ai thotë do të rri deri në 2030-tën", deklaroi ndër të tjera Demi.
/TPZ.al/
EMISIONI: