TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" nga Ylli Rakipi në MCN TV, ka folur për ngjarjen e rëndë në Elbasan, ku qytetarët u dhunuan nga persona të cilët PD i identifikon, si anëtarë të krimit të organizuar.
"Ajo që është e paimagjinueshme, është që kryeministri shoqërohej me eksponentë të njohur të krimit të organizuar. Kanë qenë këta individë, që kanë provokuar qytetarët e Elbasanit, që kanë provokuar qytetarët që ndodheshin në shesh. Ka patur përpjekje të kryeministrit për t’u tallur me këtë ngjarje.
Në këndvështrimin tim, ngjarja e djeshme është nga ngjarjet mër të rënda.
Lidhja e tyre me PS-në, duket nga fakti se ishin shoqëruesit e vetëm të kryeministrit gjatë ditës së djeshëm.
Duket në video se si sillet policia. Policia është inekzistente në garantimin e rendit dhe sigurisë. Mund të konfirmoj se asnjë prej agresorëve nuk është sot në burg", deklaroi Bardhi.
I pyetur nga gazetari Rakipi, se si do të përballojë PD, agresionin e bandave, Bardhi tha se ai do të bëjë gjithçka për të garantuar standartet e zgjedhjeve.
"Unë kam përgjegjësi politike për të udhëhequr demokratët e Elbasanit në fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit. Kam marr përsipër të përballem me çdo të keqe që Rama ka mbjellë në Elbasan.
Nuk është fakt i ri që Edi Rama ka përdorur elementë të krimit të organizuar, për të deformuar vullnetin e qytetarët. Mund t’ju garantoj që do të bëj gjithcka për të garantuar zgjedhjet të lira në Elbasan.
Ajo që kemi parë ne nuk është asgjë më shumë se fakti se kundërshtarin tonë e kanë lënë nervat.
E ndjen humbjen e madhe që e pret në 25 prill", tha Bardhi.
/TPZ.al/
EMISIONI: