AKTUALITET, 15 Mars 2021, 21:39

Fevziu flet për udhëtimet, Ylli Rakipi: Mos nisesh ndonjëherë sa për të bërë foto o Fevzi...

Fevziu flet për udhëtimet, Ylli Rakipi: Mos nisesh


Gazetari Blendi Fevziu, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV.

Në pjesën e fundit të intervistës, Ylli Rakipi e ka pyetur edhe për udhëtimet e shumta që Fevziu bën nëpër botë.

Pjesë nga biseda:

Rakipi: Një pjesë e kolegëve thonë që Fevziu shkon edhe sa për të bërë foto ndonjëherë. Rri dhjetë orë dhe kthehet. Bën foto dhe vjen.

Fevziu: Në çdo vend që shkoj, nuk shkoj pa ditur ku shkoj. E njoh me detaje vendin, se ka njerëz që shkojnë dhe nuk e dinë ku po shkojnë.

Rakipi: Thonë që Fevziu është në garë me Sokol Ballën për udhëtimet?

Fevziu: E kam parë në portalin tënd që ka dhe një çmim kush fiton... E pranoj humbjen. Edhe Balla është pasionant për udhëtimet, jo tani për vite më parë. Më mori ca vite më parë, më tha jam në Shangai, unë i thashë mirë e ke bërë, unë jam në Kairo.

Rakipi: Domethënë ka rivalitet të madh Fevziu-Balla?

Fevziu: Do të ta vë në dispozicion axhendën...

/TPZ.al/

EMISIONI: