TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një drejtues makine 70 vjeçar me shtetësi holandeze ka habitur çdo kënd pasi ka përfunduar me makinën e tij në shkallët e një metroje në Romë.
Një bordin e një makine tip ‘Skoda Octavia’ me të cilën udhëtonte së bashku me bashkëshorten e tij, i moshuari ka menduar se po futej në një parking.
Por e ka kuptuar shumë vonë se kishte ngatërruar hyrje.
Për fat të mirë nga ky incident nuk ka asnjë person të lënduar.
Ndërkohë që kjo nuk ishte hera e parë që një makinë përfundon në shkallët e kësaj metroje.
Tre vjet më parë, po një tjetër makinë e drejtuar nga një 56-vjeçar së bashku me bashkëshorten dhe vajzën përfundoi në shkallët e metrosë.
Ndërsa tani dikush duhet të mendojë seriozisht për të shmangur një tjetër incident të ngjashëm, para se të kthehet në tragjedi.