TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e ndodhur mbrëmjen e shkuar në Shirokë të Shkodrës është zbardhur nga policia, duke shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes.
Shtetasi me iniciale B. G. 26 vjeç, banues në Durrës ka qëlluar me ārmë zjarri pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin S.B. 46 vjeç, banues në Shirokë, Shkodër.
Pasi qëlloi me ārmë, një plumb rikoshet ka goditur shtetasin me iniciale D. Q., i cili ka mbetur i plāgosur lehtë.
Njoftimi i policisë:
Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmë, më datë 15.08.2020
Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.
Nga strukturat DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë reagimit në kohë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmë, me datë 15.08.2020, u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit B. G. 26 vjeç, banues në Durrës
Ky shtetas mbrëmjen e datës 15.08.2020, rreth orës 22:30 në Shirokë, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin S.B. 46 vjec, banues në Shirokë, Shkodër.
Shtetasi B. G pas konfliktit ka qëlluar me ārmë zjarri pistoletë dhe me pas është larguar.
Si pasojë e rikoshetit të plumbit është lënduar lehtë jashtë rrezikut për jetën shtetasi D. Q., banues në lagjen Guerrile Shkodër, i cili mori mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër dhe është larguar për në banesë.
Vijon intensivisht puna për kapjen e autorit të shpallur në këkrim
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “ārmëmbajtje pa leje”, “Tentativë vrāsje”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, “Vetëgjyqësi, “Plāgosje e lehtë me dashje”.