AKTUALITET, 16 Gusht 2020, 08:45

Keni bërë plane për plazh sot? Zonat ku do të ketë reshje shiu

Keni bërë plane për plazh sot? Zonat ku do të ketë


Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se gjatë ditës së sotme moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokale që nga orët e para të 24-orëshit deri në orët e pasdites. Më pas kemi ndërprerje të reshjeve.

Era do të jetë nga veriperëndimi-verilindja 1-8m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton intensitet deri në 10m/s.

Valëzimi i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET  Temperaturat në °C

Shkodër 23/33 Diell shi

Kukës 18/28 Diell shi

Lezhë 21/30 Diell shi

Dibër 17/28 Diell shi

Durrës 23/31 Diell shi

Tiranë 24/32 Diell shi

Elbasan 22/34 Diell shi

Berat 18/32 Diell shi

Vlorë 21/30 Diell shi

Korcë 17/28 Diell shi

Gjirokastër 17/30 Diell shi

Sarandë 17/30 Diell shi.