AKTUALITET, 16 Gusht 2020, 11:33

Kakavijë, radha e automjeteve pesë kilometra, pala greke lejon deri në 50 automjete në tokë neutrale

Kakavijë, radha e automjeteve pesë kilometra, pala greke lejon deri


Paraditen e sotme në Pikën Kufitare të Kakavijës radha e automjeteve është pesë kilometra dhe pala greke punon me ritme të ngadalshme.

“News 24” raporton se pala greke lejon deri në 50 makina në tokën neutrale dhe më pas pasi testohen këta persona futen të tjerë.

Për më tepër një autoambulancë dhe Policia janë në dispozicion të qytetarëve që i ndihmojnë në rast nevoje, apo dhe ujë.