TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë orëve të fundit, Policia e Tiranës u ka hequr lejen e drejtimit 18 shoferëve, pasi në rrugët Sauk- Astir dhe Tiranë- Durrës janë kapur me shpejtësi deri në 159 km/orë.
Ndërkohë, në segmentin rrugor Liqeni i Thatë-Astir, Policia ka pikasur një 46 vjeçar që me një mjet luksoz “Ferrari”, i cili po kryente manovra të rrezikshme në rrugë.
Pas ndjekjes nga patrullat e policisë, u bë mundur kapja e tij dhe bllokimi i automjetit. Sipas policisë, targat e mjetit luksoz i përkisnin një automjeti tjetër.
Po kështu, në akset Teg-Astir dhe përsëri në rrugën Tiranë- Durrës iu pezullua leja e drejtimit edhe 28 drejtuesve të tjerë.
Njoftimi i Policisë:
Policia Rrugore në kuadër të masave për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në fundjavë vijon kontrollet me Radar në akset dhe segmentet rrugore ku shpesh abuzohet me shpejtësinë e në disa raste bëjnë edhe gara shpejtësie.
Pavarësisht kontrolleve të shtuara nga Policia Rrugore e kryeqytetit përsëri janë evidentuar shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë dhe alkoolin në timon.
Gjatë 5 orëve të fundit në segmentin rrugor Sauk-Astir dhe rrugën interurbane Tiranë-Durrës -Tiranë, janë konstatuar nga radari 18 drejtues mjetesh të cilët qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionte nga 146 km/h- 159 km/h në rrugën interurbane Durrës – Tiranë . Këtyre drejtuesve Policia Rrugore u pezulloi Lejen e Drejtimit.
Po gjatë oreve të fundit në unazën e madhe në segmentin Liqeni i Thatë-Astir, është evidentuar nga patrullat e Policisë Rrugore një 46 vjeçar që drejtonte një automjet luksoz “Ferrari” i cili kryente manovra të rrezikshme në rrugë.
Pas ndjekjes nga patrullat e Policisë Rrugore është bërë e mundur kapja dhe bllokimi i automjetit. Nga verifikimi paraprak i dokumentacionit rezultoi se targat e mjetit luksoz i përkisnin një automjeti tjetër.
Gjithashtu në segmentin rrugor Teg -Astir dhe rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë, u evidentuan dhe u ndëshkuan 28 drejtues mjetesh për shpejtësi mbi normat e lejuara por pa masë plotësuese atë të pezullimit të lejes së drejtimit si dhe 7 drejtues mjetesh për manovra të rrezikshme në rrugë.
Kontrollet kanë vijuar edhe në rrugët e brendshme të kryeqytetit duke përdorur dragera, ku në këtë hark kohor janë pezulluar 15 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Shpejtësisë dhe se të rrezikojnë jetën Respekto rregullat e qarkullimit për të shkuar i sigurt në destinacion.