TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është shëruar nga COVID-19.
Lajmin e ka bërë të ditur këshilltari i tij, Xhavit Beqiri i cili ka thënë se ai ditën e nesërme do të rikthehet sërish në punë.
Biqiri, është shprehur se detaje të tjera do të jap më vonë sakaq është shprehur se gjendja e tij shëndetësore tashmë është shumë mirë.
“Gjendja e kryeministrit është e mirë. Nesër pritet të shkojë në zyrë, por që do të iu njoftojmë për detaje”– është shprehur për mediat kosovare Beqiri.
Avdullah Hoti u infektua me koronavirus me 2 gusht dhe që prej asaj dite ai nuk doli nga shtëpia.
Lajmin se u infektua me sëmundjen vdekjeprurëse e dha vetë Hoti ku u shpreh se nuk kishte simptoma të tjera përveç kollës.