AKTUALITET, 18 Gusht 2019, 17:32

Përplasen dy automjete në Valbonë, plagosen pesë persona

Përplasen dy automjete në Valbonë, plagosen pesë persona

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në zonën e Valbonës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Mësohet se janë plagosur pesë persona. Të plagosurit janë transportuar në spital për të marrë ndihmë e parë mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.