TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një gol i Lundstram në minutën e 67-të të takimit i ka mjaftuar Sheffield Utd për të marrë tri pikët e para në këtë edicion të Premier League.
Ekipi që fitoi të drejtën për të luajtur në elitën e futbollit anglez në fund të sezonit të shkuar mposhti me rezultatin minimal, 1-0 Crystal Palace. Edhe pse ka marrë një mbrojtës ekspert si Gary Cahill, Crystal nuk arriti të dalë me një pikë nga transferta e Sheffield, e cila pas këtij rezultati merr vendin e 7-të me katër pikë.
Ndërkohë, Crystal Palace mban vendin e 14-të me 1 pikë. Java e dytë e Premier League mbyllet me takimin e programuar për nesër, Wolves-Manchester United, ndërsa pak minuta më vonë është radha e Chelsea për të zbritur në fushë. Blutë do të gjejnë përballë Leicester, me synimin e vetëm, tri pikët.