AKTUALITET, 19 Mars 2019, 10:34

Përmbytja në Indonezi, shkon në 89 numri i viktimave

Përmbytja në Indonezi, shkon në 89 numri i viktimave

Ka shkuar në 89 të vdekur dhe qindra të zhdukur bilanci viktimave, nga shirat e mëdha që kanë përfshirë provincën indoneziane të Papua, duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu.

Balta ka shkatërruar rrugë dhe ura të shumta në zonën e Jayapura, duke penguar punën e skuadrave të shpëtimit.

Zëdhënësi i Agjencisë për menaxhimin e fatkeqësive natyrore, Sutopo Purwo Nugroho, ka thënë që zona më e goditur ka qenë ajo e Sentani, ku për shkak të tonelatave të mëdha të dheut dhe baltës, shumë pemë dhe gurë kanë rënë në lumë, duke marrë përpara edhe shumë banorë të zonës.