TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka shoqëruar 5 persona për ti marrë në pyetje në lidhje me shpërthimin me tritol të shtyllës së tensionit në Fushë Krujë.
Si pasojë e shpërthimit të tritolit pasditen e së hënës (18 mars) mbeti e dëmtuar njëra nga këmbët e shtyllës së tensionit, por nuk u cënua qëndrueshmërinë e saj.
Policia nuk ka identifikuar ende autorin e ngjarjes në zonën e njohur si fabrika e çimentos ku kalon linja e transmetimit të tensionit të lartë.
Banorët e zonës jashtë kamerës thanë se kanë dëgjuar një shpërthim disa ditë më parë, por dëmtimi është evidentuar vetëm të hënën.
Një shpërthim i ngjashëm në muajin Janar, rrezikoi të lërë pa energji gjysmën e Shqipërisë pasi u dëmtua një shtyllë e tensionit të lartë Tiranë-Podgoricë.