TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një prononcim për ‘BalkanWeb’ me gazetaren Klodjana Haxhiaj, bashkëshortja e tregtarit në Durrës Agim Arapi, i cili mbeti i vrarë në prill të vitit 2017 thotë se nuk ka lidhje familja e saj për vrasjen e 26-vjecarit Jurgen Kurti gjatë mbrëmjes së djeshme në Tiranë.
Për vrasjen e bashkëshortit të saj në 2017 u akuzua i riu qe mbeti i vrarë dje Jurgen Kurti, por Vjollca Arapi shprehet se familja e saj ka kërkuar drejtësi dhe 3 fëmijët e saj i ka në Itali. Gjithashtu ajo shpreh keqardhjen për nënën e Jurgen Kurtit.
“E dëgjova ne media për vrasjen. Me erdhi keq se ishte djale i ri. Keqardhje per nenen e tij qe i iku djali dhe i them nenens se tij se une s’kam lidhje me atë ngjarje. Unë kam kërkuar burgun, drejtësinë, jo vdekjen e tij. Prokuroria e Tiranës erdhi dje ne banesën time beri kontroll. Me morën ne pyetje, por unë nuk di gjë për vrasjen dhe 3 fëmijët e mi jetojnë ne Itali. Drejtësia nuk u vu ne vend per bashkeshortin tim sepse u ble me para”- tha ndër të tjera bashkëshortja e Agim Arapit.