TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-Kryeministri Sali Berisha tha në emisionin “Opinion”, se është telefonuar nga Lulzim Basha vetëm gjysmë ore para se ai të njoftonte publikisht largimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD.
“Së pari dua të shprehem që vendimi që kryetari i PD Basha komunikoi është një vendim i cili në rrafshin statutor është nul”, tha Berisha.
Pjesë nga intervista:
Fevziu: Zoti Berisha statuti është shkelur me dhjetëra herë…
Berisha: Këtu nuk jam dakord me ju. Sepse këtu kemi të bëjmë me dorëzimin e sovranitetit të PD si institucion. Këtu de facto kemi të bëjmë me asgjësimin e PD si opozitë sovrane.
Fevziu: Mes jush dhe SHBA, Basha ka zgjedhur SHBA-në.
Berisha: Zoti Basha ka zgjedhur shkatërrimin apo privimin e PD nga sovraniteti i saj. Unë e kuptoj fuqinë e jashtëzakonshme të SHBA, rëndësinë e tyre por PD mund të jetë një parti e vlefshme, solide, vetëm e vetëm si një parti sovrane.
Fevziu: Ju ka marr Basha t’ju thotë?
Berisha: Zoti Basha më ka marr në telefon gjysmë ore para se të bënte konunikimin në media. Dhe I kam thënë: E kuptoj që ka qenë në presion të madh, por pavarësisht nga presionet ka vendime që njeriu nuk i merr kurrë. Jep dhjetë herë dorëheqjen para se t’i marrë. Sot PD është shndërruar në një parti pa sovranitet e cila i dorëzohet e tëra lobimit korruptiv të Ramës dhe Soros.
LEXO EDHE:
https://www.tpz.al/2021/09/09/e-plote-ky-eshte-mesazhi-me-te-cilin-lulzim-basha-vrau-babain-politik/