AKTUALITET, 9 Shtator 2021, 21:18

Berisha "godet" rëndë Bashën pas përjashtimit: I bëri gjëmën PD-së! Mua më kërcënuan me fëmijët, por do të qëndroj!

Berisha "godet" rëndë Bashën pas përjashtimit: I


Ish-kryeministri Sali Berisha, ka mbajtur një qëndrim mjaft të ashpër ndaj kreut të PD-së, Basha, pasi ky i fundit e përjashtoi nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike.

Berisha tha se Basha duhet të jepte vetë dorëheqjen pesë herë, para se të përjashtonte atë dhe se " i ka bërë gjëmën PD-së". Ish kryeministri deklaroi se e kanë "kërcënuar me fëmijët", por se nuk do të dorëzohet.

“Kam komunikuar me zotin Basha dhe i kam thënë këto që po u them ju. E dija që ishte nën presion, por nuk mendoja se ai duke mos respektuar asnjë rregull, të shpallte këtë vendim personal. 

Basha i bëri gjëmën PD-së. Mua më kanë kërcënuar edhe me fëmijë, por unë do të qëndroj në mbrojtje të sovranitetit të këtij vendi dhe të PD-së. 

“Unë nesër do të shkoj në parlament, jam në parlament. Me veprimin e tij, kryetari i PD, shkelmoi parimet themelore. PD-në e kanë themeluar studentët dhe intelektualët dhe punonjësit shqiptarë në kulmin e izolimit, në kulmin e rrethimit".

Sot Lulzim Basha, nën presionin e lobimit korruptiv nga Edi Rama dhe George Soros, shpalli vendimin më të paligjshëm në historinë e pluralizmit.

Berisha do bëjë gjithçka me çdo demokrat për të rivendosur sovranitetin e PD-së për të cilin sot Lulzim Basha do kishte dhënë 5 herë dorëheqjen para se ta shkelmonte,” tha Berisha.

LEXO EDHE:

https://www.tpz.al/2021/09/09/e-plote-ky-eshte-mesazhi-me-te-cilin-lulzim-basha-vrau-babain-politik/