AKTUALITET, 9 Shtator 2021, 19:18

Vlorë/ Përfshihet nga flakët banesa në katin e katërt të një pallati

Vlorë/ Përfshihet nga flakët banesa në katin e katërt

Një banesë është pëfshirë nga flakët pasditen e sotme në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 në lagjen “24 maji” në qytetin bregdetar.

Policia njofton se ka marrë flakë një banesë në pronësi të shtetasit L.T. në katin e katërt të një pallati.

Si pasojë e zjarrit, nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen zjarrëfikësit dhe policia për të sqaruar rrethanat e zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 18:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, është përfshirë nga flakët banesa e shtetasit L. T, në katin e 4-të, të një pallati, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.